×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Aksidenti në Pejë ku u godit 27-vjeçarja, i dyshuari zyrtar policor – IPK jep detaje

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 22:07

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në aksidentin e sotëm në fshatin Qyshk të Pejës ku u godit një këmbësore 27-vjeçare, ka qenë i përfshirë një zyrtar policor, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë civile. I njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për “rrezikim të trafikut publik”.

    “IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore . Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa  personi i  lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Goditet nga vetura 27-vjeçarja në Qyshk të Pejës, në gjendje të rëndë niset drejt QKUK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!