×
  • Lajme
  • Lajme / Kontakti

    Aksidenti në Stuttgart, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent për kosovarët që mund të kenë nevojë

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 22:45

    Një incident ndodhi në qendër të qytetit Stuttgart në Gjermani, ku një makinë u përplas me një grup kalimtarësh, duke shkaktuar plagosjen e disa personave – tre prej tyre në gjendje të rëndë.

    Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart.

    Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre në Facebook, konsullata ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe nuk ka të dhëna zyrtare që ndonjë shtetas i Kosovës të jetë mes të lënduarve. Konsullata thekson se po pret informacione shtesë nga autoritetet përkatëse.

    “Sipas informacioneve paraprake dhe deklaratave të policisë, bazuar në hetimet e deritanishme, autoritetet gjermane e cilësojnë ngjarjen si një aksident tragjik në trafik. Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna që tregojnë për ndonjë sulm të qëllimshëm,” thuhet në njoftim.

    Konsullata ka bërë thirrje për qytetarët kosovarë që mund të kenë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent: +49 152 37337814.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!