×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Aksidenti në Tërstenik: Viktima mërgimtar nga Austria, po qëndronte për pushime në Kosovë

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 23:54

    Viktimë e aksidentit të sotëm në fshatin Tërstenik të Drenasit, është një i ri nga Kosova që jetonte në Austri. 

    I riu po qëndronte për pushime në vendlindje.

    Vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për gazetën online Reporteri.net se aksidenti fatal ka ndodhur ndërmjet një motoçiklete dhe një automjeti.

    Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre, identifikuar si A.M (mashkull), nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

    “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF – Drenas,” ka deklaruar Ahmeti.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti. Ndërkohë, shoferi i automjetit është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!