×
  • Lajme
  • Lajme / Policia

    Aksidenti tek “Bill Clinton-i”, ngasësi i skuterit që u godit nga vetura u dërgua për trajtim mjekësor

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 19:23

    Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tek rruga “Bill Clinton”, ku një veturë goditi shpërndarësin e ushqimit me skuter.

    Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti, tha për Reporteri.net se nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i skuterit dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 18:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!