×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Aksidenti tragjik në Washington, Osmani: Kosova solidarizohet me ju

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 8:51

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Washington, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër.

    Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.

    “E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Washingtonit, D.C. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka shkruar Osmani në platformën X.

    American Eagle Flight 5342, i cili ishte po vinte nga Wichita, Kansas, mbante 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha American Airlines. Në helikopterin Black Hawk kishte tre persona, konfirmoi kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Bowser.

    Avioni u përplas në ajër pranë Aeroportit Kombëtar të Washingtonit dhe u zhyt në lumin Potomac.

    Dhjetëra oficerë policie, ambulanca dhe ekipe shpëtimi ndodhen në lumë dhe kërkimi po vazhdon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!