×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen dy vetura në Istog, lëndohen 5 persona

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 19:19

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Istog.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot pasdite ndërmjet dy veturave.

    “Rreth ores 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

    Rugova thotë se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

    “Sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë ai.

    Rugova shton se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!