×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen në komunikacion, disa burra në Kaçanik bëhen “llom” me thika

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 11:18

    Dy persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar me thikë nga tre të tjerë, pas një aksidenti në komunikacion në Kaçanik, shkruan Reporteri.net.


    Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas, policisë viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Është raportuar se dy viktima meshkuj kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi janë sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin një konflikt mes vete në komunikacion. Viktimat janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor e më pas njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë ku sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit janë ende në arrati”, ka bërë të ditur Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!