Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku sot në Prishtinë.
Në rrethin e lagjes “Arbëria”, dy ekipe të zjarrfikësve janë përplasur me një makinë.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 në rrugën Tirana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes te tri automjeteve . Si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rast është marr Njësia e Komunikacionit rrugor e Qytetit të Prishtinës.”, ka thënë Ahmeti për Reporteri-n.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.