×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Aksidentohet autoblinda e Policisë së Kosovës në veri, lëndohen 8 policë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2024 | 20:48

    Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar fshatin Grabovc  në veri të Kosovës, ku të lënduar kanë mbetur 8 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Aksidentin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

    “E kam informacionin për aksident. Asnjë nga policët nuk është në rrezik për jetën.”, ka thënë shkurt ai për gazetën online Reporteri.net.

    Për më shumë detaje për gjendjen e tyre, Elshani ka thënë t’i drejtohemi Spitalit.

    Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur tetë zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Njësia Speciale Operative  e Mitrovicës.

    Sipas këtyre burimeve autoblinda ka dalë nga rruga derisa po ktheheshin nga Leposaviqi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!