×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet komandanti i policisë së Vranjevcit

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 17:13

    Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.


    Reporteri.net mëson se në këtë aksident është përfshirë komandanti i policisë në Vranjfec Isak Ejupi.

    Ky i fundit e ka konfirmuar aksidentin për Reporteri.net.

    “Po ka ndodh aksidenti. Një qytetar nga pakujdesia ka goditur veturën e policisë ku kam qenë unë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Personit që goditi veturën tonë i tash të ketë kujdes dhe të mbajë distnacë në rrugë pasi duke mos drejtuar mjetin me kujdes të madh po ndodhin dhe aksidentet”, ka deklaruar Ejupi për Reporteri.net.

    Ejupi ka qenë duke udhëtuar me veturën të policisë të tipit “Skoda” kur është ndeshur me veturën tjetër opel “Astra”.

     

    Reporteri.net ka siguruar disa foto nga ky aksident i komunikacionit.

    Pas këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!