Një person me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një vajzë të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:07 në fshatin Stagove, Kaçanik.
Siç thuhet në raport, si pasojë e lëndimeve trupore ka pësuar viktima e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturën nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur). Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.