×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet një këmbësor në Arllat, ngasësi i veturës ikë nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 22:36

    Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Arllat, ku të përshirë kanë qenë një veturë dhe një këmbësor.

    Lajmin e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 18:40 kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, tha Ahmeti.

    Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka përfunduar me lëndime të rënda trupore ndërsa ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    “Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!