Një këmbësor është goditur dje në fshatin Kijevë të Malishevës nga një veturë.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai theksoi se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vozitësi duke qarkulluar në aksin rrugor Malishevë- Kijevë, duke mos iu përshtat shpejtësisë dhe rrethanave të rrugës, në hyrje të fshatit Kijevë, e godet këmbësorin.
“Vozitësi papritmas me pjesën e pare ballore te krahut te djathte te automjetit ti, e godet këmbësorin prapa, i cili ishte duke lëvizur këmbë buzë rruge , nga goditja qe pëson me pas këmbësori përplasët për toke”, tha Gjurkaj për Reporteri.net.
Sipas tij, vozitësi i ofron ndihmën e shpejtë këmbësorit dhe e dërgon në QKMF të Malishevës.
“Për shkak te lëndimeve këmbësori është dërguar në QKUK në Prishtinë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Gjurkaj shtoi se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.