×
  • Lajme
  • Lajme / Aksident

    Aksidentohet rëndë Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, flet zëdhënësi i qeverisë: Ministri ka lëndime të rënda

    Reporteri
    11 Nëntor 2023 | 11:34

    Zëdhënësi i Qeverisës së Kroacisë, Marko Miliq, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Mario Bonozic, i cili u aksidentua sot në mëngjes, ka lëndime të rënda, por se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Index.hr.

    Zëdhënësi i qeverisë, tha se Bonozicit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci dhe do të transferohet në KBC Osijek.

    “Ministri ka lëndime të rënda fizike, sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Miliq.

    Ndryshe, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit.

    Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën. Ai do të transportohet nga spitali i Vinkovac në KBC Osijek.  Ai u pranua në spitalin e Vinkovcit në ora 08:30

    Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!