×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet vetura e Policisë në Klinë të Skenderajt, lëndohen tre zyrtarë policorë

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 10:33
    Foto: Ilustrim

    Një aksident ku e përfshirë është edhe një veturë e policisë ka ndodhur në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, mëngjesin e sotëm.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Zahiti.

    Zahiti ka thënë se si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona, tre nga ta zyrtarë policior.

    “Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë fshati Klinë, të përfshira dy vetura njëra policore, Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!