Në veri të vendit, orëve të vona të së hënës është aksidentuar një veturë e Policisë e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Veri, ku vetura e Policisë është ndeshur me një veturë civile.
Në pamjet që ka siguruar gazeta online Reporteri.net, shihet se goditja ka ndodhur në pjesën anësore të veturës.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona nga vetura e civilëve.
Gazeta online Reporteri.net ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për të mësuar më tepër për rastin, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.