Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, po zhvillojnë një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se aksioni opo vazhdon ende.
“Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.