×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i madh i policisë në Prishtinë, arrestohet bosi i bastoreve dhe kazinove

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 9:14

    Pak minuta më parë Policia e Kosovës ka realizuar një operacion arrestimi në lagjen “Marigona” në Prishtinë.


    Me këtë rast sipas burimeve të Indeksonline është arrestuar bosi i disa bastoreve dhe kazinove të njohura, me emrin ‘Curri’ nga Mitrovica, Ismet Osmani.

    Po ashtu gjatë këtij aksioni është arritur të arrestohen edhe dy bashkëpunëtorë të Currit, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

    Në bazë të burimeve mësohet se në arrati është edhe Rrahim Hashimi.

    Ky operacion po udhëhiqet nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!