Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, është zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 14 lokacione, në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë dhe janë arrestuar 20 persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante dhe atë: Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro; Vetura të ndryshme – 5 (pesë); Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme; Rreth 30 kompjuter; Rreth 30 telefona; Pajisje memorizuese; Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.
Tutje, thuhet se në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes).
Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor.
Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.