×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga policia

    Aksion i policisë dhe ATK-së në veri

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 16:24

    Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në veri të vendit, pasi dyshohet se në disa biznese po zhvillohet veprimtari e kundërligjshme.

    Kjo është konfirmuar për gazetën online Reporteri.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    I njëjti ka bërë të ditur se këto biznese, me vendim të prokurorit janë duke u kontrolluar.

    Poashtu ai tha se në këtë aksion janë edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

    “Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, tha Elshani për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!