Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, mbrëmë, ka realizuar një plan operativ, me qëllim të hetimit, zbulimit dhe parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Ky plan është realizuar në kuadër të fushatës vetëdijesuese me moton: “Mos hesht, ndal trafikimin me njerëz”, me qëllim të marrjes së masave proaktive në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.
Zyrtarët policorë kanë kontrolluar 17 lokale në lokacione të ndryshme. Tri nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës.
Në këto lokale janë hasur duke punuar 133 punëtorë, prej tyre 86 femra dhe 47 meshkuj. Nënshtetësia e këtyre punëtorëve është: 70 kosovarë/e, 61 shtetas/e të Shqipërisë, 1 Serbisë dhe 1 Bullgarisë.
Në lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gjëra të ndaluara (sprej, shufër metalike) të cilat janë sekuestruar nga Policia.
Të gjithë shtetasit e huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, janë referuar të trajtohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.