×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i policisë në Ferizaj: Arrestohen katër persona për organizim të lojërave të fatit

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 11:37

    Policia e Kosovës dje ka bastisur tri lokacione të ndryshme në qytetin e Ferizajit pas dyshimit për organizim të skemave piramidale.


    Bastisjet kanë ndodhur në rrugën “12 Qershori”, “Medline Olbrite” dhe “Sadik Tafarshiku”.

    Në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur gjithsej 14 kompjuterë, tre printer, tiketa të printuara dhe kartmoneva të valutave të ndryshme.

    Nga kontrollimet në tri lokacionet 4 persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!