Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor në Leposaviq, shkruan Reporteri.net.
Gjatë operacionit, njësitë policore në një shtëpi kanë gjetur uniforma të ndryshme, përfshirë ato të policisë serbe dhe ushtarake.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për gazetën online Reporteri.net, se janë gjetur rreth 20 uniforma të policisë së Serbisë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se gjatë këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.