×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Aksion i Policisë në Prishtinë, zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve, sekuestrohen 20 mijë mikroçipa e dokumente nga 51 shtete

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 19:39

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë zbuluar një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatën e përbashkët thuhet se janë sekuestruar dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Deri te zbulimi i kësaj shtëpie ka ardhur pas ndalimit të një automjeti, ku janë gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

    Shoferi i këtij automjeti është arrestuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    “Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale. Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!