×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia aksion në qendër të Prishtinës, përfshihen edhe civilët

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 19:01

    Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

    Hoxha tha se aty është realizuar kontroll e zakonshme që ka të bëjë me një kundërvajtje në trafik.

    “Ju njoftoj se në atë lokacion është realizuar kontroll e zakonshme, që ka të bëjë me një kundërvajtje në trafik dhe zyrtarët policor kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për zbatim të ligjit”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

    Ai thotë më tej se zyrtarë policor, përfshirë edhe zyrtarë në rroba civile po punojnë me përkushtim në zbatimin e ligjit dhe parandalimin veprave të kundërligjshme në përgjithësi dhe kundërvajtjeve të ndryshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!