Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prishtinë, saktësisht tek ‘Lokalet e Lesnes’.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policorë, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”, ka konfirmuar Krasniqi për Express.
Kjo zonë njihet si zonë ku bëhet shitja e lëndeve narkotike.
Policia e Kosovës edhe më parë ka kryer aksione të tilla në këtë pjesë.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se aksioni është në përfundim e sipër.
Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.