Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në afërsi të kufirit me Serbinë, është zbuluar laborator droge, me mbi 10.000 fije bimë të gatshme t’u shitur ilegalisht.
Ai përmes facebook-ut, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri megjithatë aksioni po vazhdon me sukses.
”Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.
Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.
Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.