×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i doganës te Fita dhe mobile shop-at tjerë, konfiskohet sasi e konsiderueshme e telefonave mobil

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 15:36

    Dogana e Kosovës njofton për kontrollimin e gjashtë pikave shitëse të telefonave mobil, ku edhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme.

    “Gjithashtu janë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave”, njofton dogana.

    Aksioni është duke vazhduar.

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar më parë se aksioni është zhvilluar në lagjen “Ulipana” në Prishtinë, aty ku ndodhen shumë dyqane të telefonave.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa njësia e Doganës dhe Policisë po kryejnë bastisjen në Mobil Shop “Fita”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!