×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i madh i policisë në Karaçevë: Në total 35 të arrestuar, prej tyre 12 policë

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 14:31

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka mbajtur konferencë për media lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera.


    Jetish Maloku nga Prokuroria Themelore në Gjilan bëri të ditur se në Karaçevë janë rrënuar të gjitha kazinot.

    Nga ky aksion janë arrestuar 35 persona të dyshimtë, ku prej tyre 12 ishin pjesëtar të Policisë së Kosovës.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore pas një hulumtimi të gjatë pothuajse njëvjeçar, mbrëmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe agjenci tjera të zbatimit të ligjit është realizuar aksioni në Karaçevë në komunën e Kamenicës, në Prishtinë dhe rajone tjera”.

    “Hetimi ka fillu pas pretendimeve se në atë pjesë janë zhvilluar aktivitet nga grupe të ndryshme korruptive. Deri tani janë arrestuar 35 të dyshuar, prej tyre 12 pjesëtarë të Policisë”.

    “Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazionoet në atë zonë dhe janë sekuaestuar gje sende dhe prova materiale”, deklaroi Maloku

    Maloku mes tjerash njoftoi se ka edhe persona të dyshuar që nuk janë arrestuar mbrëmë por që janë në kërkim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!