Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar në veri të vendit, ka qenë edhe ne fokus të mediave më të mëdha ndërkombëtare.
BBC në raportimin e saj i ka dhënë fokus arrestimit të shtetasit rus, gjatë këtij aksioni, që rezultoi të jetë punonjës i OKB-së, shkruan Reporteri.net.
“Punonjësit e OKB-së kapën nga Policia e Kosovës gjatë spastrimit të kontrabandës”, shkruan BBC, duke pasqyruar edhe reagimin e OKB-së pas kësaj ngjarje.
“Trupat serbe në alarm të plotë pas aksionit të Policisë së Kosovës”, është titulli i raportimit të prestigjiozes “TIME”.
E për gatishmërinë e trupave serbe ka shkruar edhe Al Jazeera, përcjellë në shqip Reporteri.net.
“Trupat serbe në ‘gatishmëri luftarake’ pas arrestimeve nga policia e Kosovës”, thotë raportimi i këtij mediumi ndërkombëtare.
Pos këtyre mediave, raportime për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të vendit, që rezultoi me 11 serbë të arrestuar, 4 boshnjakë, 4 shqiptarë, dhe dy shtetas rusë, fukous kësaj ngjarje që ngjalli reagime të mëdha në Beograd, kanë dhënë edhe Yahoo, NBC News, CBC, e deri tek mediat ruse Sputnik dhe RT. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.