×
  • Lajme
  • Lajme / Prokuroria zbardh detajet

    Aksioni kundër fajdesë në Prizren: Të arrestuarit i dhanë viktimës para me kamata mujore prej 15% – 20%

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 14:18
    Foto ilustruese

    Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për arrestimin e dy personave për veprën penale “Fajdeja”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se të arrestuarit D.G. dhe L.G. dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15 për qind deri në 20 për qind.

    Tutje thuhet se i dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.

    “Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, bëhet e ditur në njoftim.

    Aksioni është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.

    Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy (2) automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.

    Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, bëhet e ditur në njoftim./Reporteri.net/

    Aksion kundër fajdes në Prizren, arrestohen dy persona, konfiskohen dy vetura, para dhe armë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!