×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i Policisë për Krime Ekonomike në Pejë, Klinë e Istog po zhvillohet për ndërtimet pa leje

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 11:11

    Prokuroria Themelore në Pejë, është duke zhvilluar një aksion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në komunat e Pejës, Klinës, Istogut, për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprave penale të ndërtimit pa leje.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” brenda Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë bërë të ditur se aksioni që është duke u zhvilluar në Komunat e Pejës, Klinës dhe të Istogut ka të bëjë me ndërtim pa leje.

    Prokuroria e Pejës pritet më vonë të dal me një deklaratë për media.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, por ai nuk e ka hapur telefonin.

    Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës, i kontaktuar nga Reporteri.net ka thënë se nuk kanë informata, dhe për aksione të tilla mund të flasin nga qendra.

    Kurse, Baki Kelani i kontaktuar nga Reporteri.net ka thënë se për këtë duhet drejtuar Prokurorisë së Shtetit.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!