Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në Shtërpcë, ku u bastisën katër lokacione të ndryshme.
Aksioni kishte të bënte me largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale serbe, shkruan Reporteri.net.
Policia nuk ka njoftuar për ndonjë të arrestuar në këtë aksion, derisa ka bërë të ditur se janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz, kamera të vendosura nëpër rrugë, e të tjera.
“Shtërpcë (NN) 2013-2022. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës, janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme në komunën e Shtërpcës, ku janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz, kamera të vendosura nëpër rrugë, etj”, thuhet në raport.
Aksioni në fjalë, siç tha dje prokurori Rasim Maloku nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si struktura ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.
Policia e Kosovës me aksion të gjerë në Shtërpcë, goditen strukturat ilegale serbe
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.