×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në veri të Mitrovicës, prangosen dhjetëra persona

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 8:08

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në veri të Mitrovicës janë arrestuar pesë persona.


    Operacioni për arrestimin e pesë personave ka nisur pak para orës 05:00 të mëngjesit.

    Pak minuta më vonë, banorët e kësaj pjese, janë alarmuar edhe nga alarmi i cili përdoret nga serbët për tubim të menjëhershëm.

    Edhe pse nga Policia e Kosovës ende askush nuk pranon të prononcohet, kp mëson se përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera.

    Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.

    Deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.

    Ndërkohë, alarmi që fton serbët për tubime të jashtëzakonshme është lëshuar edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!