×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i Policisë së Kosovës, arrestohen 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 9:14

    10 persona, mes tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në komunën e Shtërpcës, shkruan Reporteri.net.

    Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    Aksioni është duke u zhvilluar ende.

    Njoftimi i plotë: 

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.

    Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Për të gjitha zhvillimet tjera lidhur me këtë aksion do të njoftoheni me kohë nga ana e Prokurorisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!