×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksioni policor në jug dhe veri të Mitrovicës, 16 të arrestuar

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 11:55

    Policia e Kosovës i ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës.

    Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

    Ata po dyshohen për vepra penale si “detyrim”, “kontrabandë” me armë dhe mjete plasëse”, e 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Aksioni policor u zhvillua në 21 lokacione. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!