×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Seanca e 13 korrikut

    Aktakuza për përleshjen në Kuvend, Beqa: Nuk ndihemi fajtorë, u sulmuam nga zëvendëskryeministri

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 18:47
    ????????????????????????????????????

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku, dhe Bekim Haxhiu si dhe ndaj zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi lidhur me përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës.

    Beqa në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që nuk ndihet fajtor, përkundrazi ndihet i dëmtuar.

    “Unë atë ditë kam shku për t’i ndarë që të mos sulmohet deputeti Lushtaku, i cili është sulmuar nga zëvendëskryeministri. Unë thashë, aty kam dalë mes dhjetëra deputetëve, normal që jemi shtyrë mes vete dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, tha Beqa.

    “Përkundrazi, e ndiej veten të dëmtuar dhe nuk ndihemi fajtorë me veprimet tona. Megjithatë, e konsideroj që fajtorë duhet të ndihen zëvendëskryeministri dhe anëtarë të qeverisë që i kanë fy dhe sulmu deputetët”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!