×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër rojtarit të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura”, bashkëpunoi në vjedhjen e pyllit

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 15:43

    Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, I.E, për shkak të veprave penale “Deklarimi i rremë” nga neni 384, paragrafi 1, të KPRK-së, dhe veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 386, paragrafi 2, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.


    I pandehuri I.K., akuzohet për shkak se me datën 7 gusht të këtij viti, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Pejës, në procedurën gjyqësore penale, deklaron rrejshëm se derisa ishte në vendin e tij të punës, si punëtor i kompanisë “Comando” e cila ruan laurat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nuk i kishte parë personat e dyshuar,të cilët me kamionin e tyre ishin duke transportuar dru të vjedhura, e që në fakt i pandehuri I.K., mesnatën e datës 21 shkurt të këtij viti, ishte takuar paraprakisht me të pandehurin N.I., për të cilin ishte në dijeni se i njëjti se bashku me dy të pandehurit tjerë M.K., B.P., kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli”, dhe të njëjtit nuk i lajmëron fare tek organet përgjegjëse.

    Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!