Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur sot se ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave prej të cilëve janë 10 zyrtarë komunalë.
Ndaj këtyre 11 personave rëndojnë 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit.
“Rezultat i hetimit intensiv ka rezultuar me ngritje të aktakuzës kundër 11 personave. Prej tyre, 10 zyrtarë komunalë, katër drejtorë, dy udhëheqës të sektorëve, dy inspektorë të ndërtimit, 1 zyrtar gjeodet dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral. Mbi këta 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale. Vepra këto të cilat janë në kapitullin e korrupsionit zyrtar. 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa 2 vepra janë konflikt i interesit”, ka thënë Prokurorja e rastit.
Ajo ka sqaruar se aktakuza lidhet me lejet e lëshuara në kundërshtim, këmbim të pronës, konflikt të interesit dhe inspektimet e ndërtimeve.
“Aktakuza ka të bëjë me leje që janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, këmbim të pronës, konflikt të interesit dhe kanë të bëjnë me të gjitha inspektimet e këtyre ndërtimeve që janë lëshuar lejet”, ka shtuar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.