×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj arkëtarit të NLB-së për mos futjen në sistem të 147 mijë eurove

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 15:40

    Prokuroria e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.B, të cilin po e akuzon për  keqpërdorim të pozitës zyrtare.


    Prokuroria bën të ditur se aktakuza është ngritur ndaj arkëtarit të NLB-së për mos futjen në sistem të 147 mijë eurove, shkruan Reporteri.net.

    Por i njëjti sipas Prokurorisë kur është zbuluar nga punëdhënësi, shumën në fjalë të parave të nesërmen përmes vartësve të tij në mënyrë ilegale e ka kthyer në bankë.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (04/L-082).

    Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me datë 30.12.2016, në cilësinë e arkëtarit kryesor në bankën “NLB”, me seli në Prizren, pranon nga bashkëpunëtori i klientit të bankës E.Sh., – pronar i këmbimores “Euro-Eki”N.Sh., një shumë të lartë të valutave të frangave zvicerane për konvertim, e pastaj i’a kthen në para të gatshme shumën prej 147,000.00 euro, të cilat nuk i fut në sistem. Pastaj, kur zbulohet nga punëdhënësi, shumën gjegjëse të mjeteve të nesërmen përmes vartësve të tij ilegalisht e kthen në bankë.

    Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!