×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 15:14

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, pasi dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

    Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se i pandehuri me inicialet N.H, kishte tentuar t’i privojë nga jeta dy të pandehurit tjerë, për shkak të një mosmarrëveshjeje për blerjen e një prone.

    Tutje, thuhet se ai kishte gjuajtur me automatik në drejtim të tyre, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të pandehurit me inicialet N.B.

    “I pandehuri N.B., në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Më tej, thuhet se i pandehuri N.B, kishte tentuar ta privojë nga jeta personin tjetër me inicialet N.H, kështu duke e vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës, pasi ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

    Me ç’rast, ndaj tij rëndon barra e akuzës “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “posedim i paautorizuar i armës”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!