×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj Inspektorit të Tregut në Prizren

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 16:08

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.G., në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i Tregut, pranë Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


    Sipas aktakuzës, F.G., duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër dhe me atë rast me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij.
    “Kështu, i pandehuri F.G., në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit, jep pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë, biznesit për lojëra të fatit “G.P.”, për njësinë në Prizren, e cila njësi është në afërsi 300 metra afër objektit fetar – Xhamisë”.

    “Me këtë, biznesit në fjalë i sjell dobi duke i’a aprovuar kërkesën dhe duke e lejuar ta ushtrojë veprimtarinë e tij në këtë njësi deri me datë 28.07.2017 kur Divizioni për lojërat e fatit i ATK-së e mbyll këtë veprimtari”, njofton prokuroria e Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!