×
  • Lajme
  • Lajme / Prizren

    Aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave, dyshohet se ushtruan ndikim për një pozitë pune

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 10:28

    Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave.

    Të pandehurit I.B., dhe Sh.P., dyshohen që secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri I.B., nga 3 tetori 2022 deri më 5 janar 2023, në Prizren, “në mënyrë të drejtëpërdrejt pranon premtimin për një përfitim për vete me pretendimin se ai është në gjendje të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pranon se do të ushtrojë ndikim të padrejtë tek bashkëshortja e tij, M.P., e cila ka qenë anëtare e Komisionit në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit – Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, të datës 03.10.2022, për vendin e punës sekretare në njërin prej gjimnazeve dhe në njërën prej shkollave fillore në Komunën e Prizrenit, në bazë të të cilit konkurs kishte aplikuar E.P.S., ku i dërgon pyetje nga testi me shkrim, gjithashtu i jep informacion për poentimin maksimal prej 100 pikësh, të dhënë nga bashkëshortja e tij M.P, si anëtare e komisionit, të gjitha këto dhe të tjera komunikime, rezultuan nga komunikimet që i ka zhvilluar i pandehuri, I.B., me të pandehurin Sh.P., në aplikacionet e rrjeteve sociale ‘Viber’ dhe ‘Whats App’”.

    I pandehuri Sh.P., në mënyrë të drejtpërdrejtë i premtoi përfitim personit tjetër – të pandehurit I.B., në atë mënyrë që ky i fundit të ushtroj ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që i pandehuri Sh.P., të pandehurit I.B., i premton se do t’ia kryej një punë këtij të fundit, për ndikimin që do ta bëjë i pandehuri I.B., tek bashkëshortja e tij, M.P, si anëtare e komisionit.

    Ndërsa i pandehuri, I.B, ia dërgon në telefon të pandehurit Sh.P, kopjen e ftesës me të cilën është ftuar ai si i pandehur lidhur me një çështje penale që zhvillohej pranë Gjykatës Themelore në Prizren.

    Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!