Ministria për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku thuhet se, MB’ja respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe se e njëjta mbetet mik dhe partner i afërt i Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, ku kryetar është Lord George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s.
Aty theksohet se vendimi i sotëm nuk është një vendim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.
“Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës është një moment i rëndësishëm, por nuk është një vendim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj. Mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë me viktimat dhe familjet e tyre.”
“Gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensionet ndërmjet komuniteteve apo në mbarë rajonin. Në këtë moment të rëndësishëm, liderët politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve mbi të gjitha.”
“Today’s judgment by the Kosovo Specialist Chambers is a significant moment but it is not a judgment on Kosovo’s statehood, sovereignty or right to determine its own future. The thoughts of the UK Government are with the victims and their families”.
“The Court’s findings concern individuals and should not be used to inflame tensions between communities or across the region. At this important moment, political leaders and public figures have a responsibility to promote calm, ensure any reactions remain peaceful, and put people’s safety first”.
— Labour Friends of Kosovo & the Western Balkans (@LFK1702) September 16, 2026