×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktori Fatmir Spahiu kërkon të anulohet Testi i Arritshmërisë: Kanë vjedh o ju, kish pas grupe deri në 4000 veta në Viber

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 20:21

    24 mijë nxënës të klasëve të nënta që iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë, vetëm 50.75 për qind e tyre kanë arritur që ta kalojnë këtë test.

    Ndaj këtyre rezultateve ka reaguar aktori, Fatmir Spahiu duke i bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MAShTI) që ta anulojë këtë test.

    Kjo thirrje vie për shkak që siç shkruan ai, kopjimeve që pati gjatë kohës së provimit.

    Postimi i plotë i Spahiut:

    Nije more Ministrine e Arsimit tu i publiku rezultatet e testit te arritshmerise e tu i trajtu si solide.

    Kaaaaneeee vjedh o ju. Shuuumica. Heeeeej… mossssni more se keq eshte. Heret eshte per me u bo dallavergji… leni bile deri ne 18 vjet le te jetojne ndershem dhe pa hile. Jane te vogel per me e mesu dallaverin e mashtrimin.

    Dmth kish pas grupe deri ne 4000 veta ne viber. Antare te grupit; nxenesit, prinderit, arsimtaret, etj.

    Nuk po gjeneralizoj por 4000 vetem nje grup, shume eshte, e le ma organizimet individuale.

    Anulone testin dhe rezultatet e tij, kthene me tema te diplomes qysh e kemi pas para 23 vjete. Hala e di temen e diplomes dhe flas per to. Mosnii more se per bese keq eshte. Me kajte me lot deri per vit te ri, me prit 12:00 gezueshem dhe prap nga 1 Janari me vazhdu vajin.

    Mosssni ju lutem.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!