×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktori i njohur e propozon për kryeministër Lutfi Hazirin

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 9:17

    Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur cili është kandidati i tyre për kryeministër në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.


    Njëri nga emrat që është përmendur në opinion është ai i kryetarit të Gjilanit dhe nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

    Një propozim për Hazirin kandidat për kryeministër e ka pasur edhe aktori i njohur kosovar, Jeton Zogiani.

    Ai e ka shpërndarë një fotografi në Instagram.

    Në atë foto ku shihet Haziri ai ka shkruar “Mos humbni kohë, nominojeni”.

    Këtë foto të aktorit e ka ri publikuar edhe vetë Haziri në profilin e tij në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!