Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai po e heq taksen me Serbinë për shkak të interesave ekonomike që ka me Serbinë.
Gjatë intervistës dhënë në Frontal, ish-kryeministri është shprehur i bindur së Kurti dhe njerëzit e tij kanë interesa tregtare me Serbinë.
“Kjo qeveri ka interesa të ndërlidhura, pra interesa tregtare me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.
Ish-kryeministri e ka sqaruar se kjo akuzë e tij ka të bëjë drejtpërdrejtë me kryeministrin në detyrë.
“Po direkt Albin Kurti, shihet që nuk e ka heq taksen me kriju një kundër vlerë me Amerikën, as me askënd. E hoqi vetëm në raport me Serbinë. Edhe shihet që njerëzit rreth Kurtit, ata që e rrethojnë, apo Albin Kurti ka interesa direkt të lidhuar me ekonominë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.