×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat e Fitore Pacolli: Zyrtarët e LDK-së janë testuar nga 2-3 herë për Coronavirus

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 12:26

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë.


    Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kërkuar që të testohen të gjithë deputetët e Kuvendit, ngase siç ka thënë ajo të gjithë janë të rrezikuar pasi disa deputetë u konfirmuan pozitivë.

    E deputetja e VV-së, Fitore Pacolli reagoi duke thënë se shumë zyrtarë të LDK-së që punojnë në institucionet publike janë testuar, derisa kjo nuk po u mundësohet punonjësve të tjerë.

    “Ka plotë qytetarë që kanë simptoma por nuk testohen, njoh familje që kanë shku me fëmijë dhe nuk janë testuar, ka plotë të LDK-së nëpër institucione janë testuar ndërsa punonjësit e tjerë jo. Ju keni rrëzuar qeverinë më të mirë me arsyetimin se keni me menaxhuar mirë pandeminë, kjo qeveri e ka prioritet vetëm me majtë karrigen e kryeministrit e cila edhe ashtu ka filluar t’i dridhet sepse nuk mund të vazhdojë pa listën serbe dhe PDK-në”, u shpreh ajo.

    Kjo bëri që deputetja e LDK-së të reagojë sërish duke thënë se ajo vetë ka kërkuar të testohet por kjo nuk i është mundësuar.

    “Më vjen keq mu per ty që lëshohesh në këto gjana. Hajdemi të merremi me çështjen. Unë kam kërkuar të testohem dhe nuk jam testuar, nuk ka intervenime, e theksoj ekipa shëndetësore duhet të vijë këtu dhe të testohemi të gjithë sepse të gjithë jemi të rrezikuar. Ne jemi ka infektohemi jo vetëm si individë por edhe familjet tona me pallavrat e juaja”, u shpreh ajo”, është shprehur ajo.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!