×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat se njohja nga Maldivet u ble për 2 milionë euro, flet Pacolli

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 18:13

    Miqësia mbi 10 vjeçare e Behgjet Pacollit dhe ish-kryediplomatit të Ishujve të Maldiveve, Ahmed Shaheed është duke u parë me llupën e një raporti të dyshimtë që mund të ketë prodhuar blerjen e dokumentit të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.


    Ndaj dyshimeve të ngritura, ka reaguar edhe vetë Pacolli i cili ka thënë se bëhet fjalë për thashetheme të nxitura nga Beogradi dhe se me Shaheed ka një miqësi të veçantë, shkruan Reporteri.net.

    “Thashethemet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre. Ne Kosovarët jemi jetësishtë mirënjohës ndaj miqve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

    Ai ndër të tjera ka thënë se Shaheed mbetet miku i madh i tij dhe i Kosovës në rrugëtimin e vet drejt botës së civilizuar.

    “Miku im Ahmet Shaheed, ish ministër i punëve të jashtme të Maldivëve, aktualisht në rolin e Raportuesit Special të OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Shaheed mbetet miku i madh i imi dhe i Kosovës në rrugëtimin e vet drejt botës së civilizuar”, shkruan Pacolli.

    Kujtojmë se Shaheed disa herë kishte vizituar Kosovën, dhe se miqësia e tij me Pacollin, të paktën publikisht ka zanafillën që nga viti 2009. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!