×
  • Lajme
  • Lajme / Ndryshimi

    Al Jazeera me burime: SHBA po e ndërron emisarin për Ballkan, zëvendësohet me diplomaten amerikane që shërbeu në Kosovë dhe flet gjuhën shqipe

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 18:44

    Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka raportuar në burime “Al Jazeera” në Ballkan.

    Sipas këtij raportimit, Kasanofi do të zëvendësohet nga Colleen Hyland,  që udhëhiqte Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.

    Nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.

    Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

    Ajo flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.

    Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi, i cili u emërua në  korrik tëvitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!